Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako rikthehet në burg, do të kalojë vetëm... 6 ditë në qeli

21 September 2025, 18:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako rikthehet në burg, do
Vangjush Dako

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është shoqëruar sot nga policia në paraburgimin e qytetit, pasi gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Sipas avokatit të tij, Dako do të qëndrojë në qeli për vetëm 6 ditë, pasi dënimi i tij përfundon më 27 shtator.

Pjesën më të madhe të masës së sigurisë, ai e ka vuajtur në arrest shtëpie.

Menjëherë pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, Dako u paraqit në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Ai u shtrua në repartin e Sëmundjeve Infektive, nën mbikëqyrjen e Forcës së Policisë së Burgjeve, për shkak të aritmisë kardiake, ankthit dhe hernies diskale.

Ish-kryebashkiaku i Durrësit u dënua me 2 vite e 8 muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.


Video