Vrasja duket se është shpresa e fundit e Sali Berishës, për të ardhur në pushtet. Dhe tashmë ka nisur të gjejë “heroin” që do të sakrifikohet për të ardhur ai në pushtet.
Kriteri: Duhet të jetë ish-zyrtar i lartë, ose ish-drejtor. Kjo gjë është bërë me dijei nga drejtuesi i mediave të familjes Berisha, Çim Peka.
Ai iu bën thirrje atyre që të dalin e të vriten, ndryshe Rama nuk ikën kurrë nga pushteti.
“Per gjitholloget!
Kush e pranon se Rama ka makineri për shantazh dhe blerje votash dhe me te nuk ka zgjedhje por fajet i ka opozita, thjesht është ne shërbim te regjimit me apo pa vetëdije.
Injorojini këta gjitholloge dhe vendosni ti rrini përballë ketij regjimi bastardesh. Nuk janë te pamposhtur, thjeshte po përdorin armen e fundit. Te vrasin edhe ate pak shprese qe krijoji opozita e pa kapur prej nje viti. 500-600 mije zemra te pathyeshme nga regjimi ishin aty edhe me 14 Maj.
Vetëm se nje gje:
Nuk di rast kur opozita ka ardhur ne pushtet pa kosto dhe heronjtë te vrare nga e majta kriminale shqiptare. Ne Shkoder Ramiz Alia vrau eliten rinore te drejtimit te opozitës pas masakrës zgjedhore ne ‘91.
Ne ‘98 pasuesit e Ramizit vranë ne oborrin e selisë se opozitës kryetarin e saj te pare.
Deri tani ne regjimin e Rames kjo akoma nuk ka ndodhur, por do te ndodhe ditën qe Rama do ndjehet realisht i kërcënuar.
Pyetja është nëse ish zyrtaret e larte te PD, ish drejtoret apo ish.. ish.. a janë te gatshëm te japin edhe jetën per pluralizmin?
Ketu dyshoj.
Sigurisht qe do te dalin djem e vajza qe janë te gatshëm ta bëjnë ate sakrifice.
E sigurte është qe dënimin qe nuk pati fatin ta merrte Hoxha për krimet qe kishte bere pasi kishte vdekur, lutem qe Rama te jete gjalle e te përballet me krimet, vjedhjet e spastrimet e popullsisë qe ka bere.
PS: Këta qe thone se Rama është regjim por një opozite fine mund ta largoje me kujtojnë Presidentin Meidani ne vitin 1999:
Kur Sali Berisha dhe opozita kërkonte NATO-n ne Kosove, Meidani thoshte: Jo NATO, por UNESCO ne Kosove. Se si mund ta largonte ushtrine kriminale serbe nga Kosova UNESCO dhe jo NATO, vetëm Meidani e dinte. Njejte dhe keta gjitholloget e mediave qe kane shprese tek disa fëmijë te Soros e majtiste te semure, e jo tek opozita reale.
Nese doni akoma pluralizëm, përballuni edhe me koston e jetës përballë bandave te Dubait, Bolivise, Spanjes qe ishin ne shërbim te Edi Ramës me 14 Maj”, shkruan Çim Peka.