Shtyhet seanca për dosjen e “Sterilizimit”, Ilir Beqaj është sëmurë

3 Prill 2025, 12:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u bë shkak për dështimin e seancës gjyqësore të së enjtes të dosjes "Sterilizimi" në Gjykatën e Posaçme.

Beqaj nuk ishte prezent në sallën e gjyqit. Përmes një deklarate, ai njoftonte gjykatën se nuk mund të merrte pjesë në gjyq, për arsye shëndetësore dhe kërkonte që seanca të mos zhvillohej pa praninë e tij.

Në proces nuk ishte i pranishëm as avokati i Beqajt, Ilir Yzeiraj, por edhe mbrojtësi i të pandehurit Ilir Rrapaj.

Seanca e radhës më 17 prill, ora 12:00.


Video