
Fatjon Marku i dënuar me 14 vite burg u arrestua ditën e sotme në Lezhë, pasi ishte i përfshirë në laboratorin e heroinës që u zbulua në Brenog të Hasit 4 vite më parë.
33- vjeçari u dënua nga GJKKO me 14 vite burg në 2018. Pjesë e dosjes 339 janë edhe Avdylajt dhe Altin Avdyli njihet si kreu i grupit.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 125 vite burg të 17 personat e përfshirë në laborator. Laboratori u zbulua në sajë të operacionit “Vol-Vo 4”, në tetor 2018, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme heroine.
Sipas vendimit të gjykatës, të gjithë të dënuarit janë përfshirë në role të caktuara në trafikim të drogës nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së, si edhe për përgatitjen e heroinës në laboratorin e ndërtuar në fshatin Brenog të Hasit.
Kokaina dhe heroina vinte dhe Kolumbia, Turqia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj. Çështja është rregjistruar në dhjetor 2016 tek Krimet e Rënda, e cila ka vijuar me ndjekjen e një rastit tjetër të trafikut dhe tregtimit të drogës, ku dilnin në përgjime Avdylajt e Shijakut.