Humbje e madhe dhe e parakohshme, Niko Peleshi reagon për ndarjen nga jeta të Harasanit

9 March 2025, 20:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Humbje e madhe dhe e parakohshme, Niko Peleshi reagon për ndarjen nga jeta
Niko Peleshi

Ish-ministri dhe deputeti socialist Niko Peleshi ka reaguar për ndarjen nga jeta në moshë të re të ish-deputetit socialist Andis Harasani.

Peleshi i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve në këtë moment të vështirë për ta.

Harasani humbi betejën me sëmundjen e rëndë në SHBA dhe mbylli sytë përgjithmonë në moshën 54-vjeçare.

Reagimi i Peleshit:

Një humbje e madhe dhe e parakohshme ajo e Andis Harasanit, një mik, intelektual i zgjuar, menaxher i mirë, qytetar dhe kontributor në politikën shqiptare.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve në këtë moment të vështirë!


Video