Humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me dy makina të parkuara, plagoset drejtuesi i BMW-së në unazën e Fierit

18 Korrik 2026, 18:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një automjet tip BMW është përfshirë në një aksident pasditen e sotme në unazën e Fierit, pasi drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me dy automjete të parkuara në anë të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i BMW-së mbeti i plagosur dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojëshme mjekësore.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit, si dhe po punon për normalizimin e qarkullimit në zonë.


Video