Hapet gara për drejtorët e rinj të policisë, kalon në Këshillin e Ministrave rregullorja e re

16 October 2024, 11:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hapet gara për drejtorët e rinj të policisë, kalon në
Foto ilustruese

Kalon në Këshillin e Ministrave rregullorja e re e garës për drejtorët e rinj të Policisë së Shtetit në qarqe, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjes së krerëve të policisë.

Miratimi hap garën duke përcaktuar rregullat e konkurrimit. Kryesore është gara për 12 drejtoret e rinj vendore.

Në drejtorinë e Përgjithshme do të ngrihet një komision vlerësimi. Kandidatët do të dërgojnë aplikimet në drejtorinë e përgjithshme.

Po kështu mësohet se drejtorët e qarqeve do të kenë mandat 3-vjeçar.


Video