Prapaskenat e luftës së egër mes socialistëve në Qarkun e Gjirok...
7 Maj, 17:39Fokus

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e grabitjes së pikës së këmbimit valutor, ngjarje e ndodhur në zonën e 5 Majit mëngjesin e së enjtes.
Personi i arrestuar nga policia është Luan Maci 42-vjeç.
Ngjarja ndodhi në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare në këtë zonë të kryeqytetit, ku Maci, i armatosur, vodhi një shumë prej 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra.
Pas grabitjes, ai u largua me motor nëpër rrugët e lagjes.