Gjendet pa shenja jete 41-vjeçari në Vlorë, çfarë dyshohet

4 March 2025, 18:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet pa shenja jete 41-vjeçari në Vlorë, çfarë
Foto nga vendngjarja

Një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Vlorës.

Sipas raportimeve paraprake, trupi i pajetë, i një mashkulli rreth të 40-ave, është gjetur brenda shkollës Industriale të qytetit.

Policia dhe ambulanca janë parë në vendngjarje, ndërsa nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se ai vuante nga sëmundja e epilepsisë.

"Rreth orës 17:50, në lulishten brenda ambientit të shkollës Industriale, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. C. (D.), 41 vjeç, banues në lagjen Pavarësia, Vlorë, i cili dyshohet se vuante nga probleme shëndetësore.

Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes", njofton policia e qytetit.


Video