Gjenden dy të vdekur në Fier

20 August 2024, 12:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjenden dy të vdekur në Fier
Foto ilustruese

Ngjarjet tragjike që kanë tronditur vendin vijojnë edhe ditën e sotme. Në Fier, në fshatrat Kashisht dhe Dushk, dy persona janë gjetur të varur nga familjarët.

“Rreth orës 17:30, në fshatin Kashisht, në një hangar në afërsi të banesës së saj, është gjetur nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, shtetasja F. K., 59 vjeçe.
Rreth orës 22:55, në fshatin Dushk, në një kasolle në afërsi të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi I. T., 66 vjeç”, njofton policia.

Grupet hetimore po punojnë për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtyre rasteve. 


Video