Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Gazetari Elton Qyno është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në kuadër të zbatimit të masës së vënë ndaj tij nga SPAK me ‘detyrim paraqitje’.
Masa u vu pas hetimeve dhe operacionit të Prokurorisë që goditi bandën e Suel Çelës në Elbasan.
Suel Çela, thotë SPAK ka synuar të manipulojë perceptimin publik për të inkriminuar rivalët e grupit Çopja, duke i paraqitur ata si të paprekshëm, me lidhje të mundshme me politikën. Për realizimin e këtij skenari, SPAK thotë se janë përdorur 2 gazetarët, ndaj të cilëve u caktua masa “detyrim paraqitje”.