Foto+Video: Merr zjarr “Benzi”, tym e flakë pranë Kryeministrisë

18 April 2023, 14:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Foto+Video: Merr zjarr “Benzi”, tym e flakë pranë

Një automjet tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë, duke shkaktuar panik në zonë.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërsa paraprakisht dyshohet se një problem në sistemin e gazit të mjetit mund të ketë shkaktuar zjarrin, pasi djegia e automjetit vihet re në pjesën e bagazhit mbrapa, aty ku pozicionohet bombola.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendngjarje për shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës.

Njoftimi i policisë

Me datë 18.04.2023, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në afërsi të dy kullave, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit E. B. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



Video