FNSH dhe policia “blindojnë” Fushë-Krujën, kontrolle makinave me xhama të zinj

26 April 2024, 21:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FNSH dhe policia “blindojnë” Fushë-Krujën, kontrolle
Foto ilustruese

Forca të komisariatit të policisë Krujë të mbështetur nga grupe të FNSH kanë ngritur pika kontrolli në rrugët hyrëse dhe dalëse në Fushë Krujë.

Qëllimi i kontrolleve është parandalimi i ngjarjeve kriminale, ndalimi i personave të shpallur në kërkim ose te atyre që lëvizin me sende të jashtëligjshme.

Ne fokus te kontrolleve janë kryesisht mjetet luksoze dhe ato me xhama të errësuar.


Video