Flamur Noka bën “zëdhënësin” e Shtëpisë së Bardhë dhe poston e Trump dhe SPAK: Çfarë parashikon projektligji i SHBA për Shqipërinë

26 December 2025, 21:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flamur Noka bën “zëdhënësin” e
Fotoja e postuar nga Noka

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka komentuar projektligji amerikan "Western Balkans Democracy and Prosperity Act", që sipas tij, parashikon krijimin e një nisme të gjerë kundër korrupsionit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që synon ndërhyrje direkte në strukturat shtetërore.

Komentet Noka i bëri përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku bie në sy që veç fotos së presidentit amerikan Donald Trump, ka postuar edhe foton e SPAK, që Noka së bashku me Sali Berishën e kanë në shënjestër të sulmeve.

Sakq, Noka thotë më tej se SHBA parashikon asistencë teknike direkte për Shqipërinë, me kusht që sipas tij, qeveria shqiptare të rishikojë strategjinë kombëtare kundër korrupsionit dhe të pranojë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me programet amerikane.

Ai shtoi gjithashtu se ky ligj thekson qartë se korrupsioni politik duhet luftuar sidomos në gjyqësor, institucionet që administrojnë zgjedhjet dhe prokurimet publike.

Postimi i Nokës:

Projektligji amerikan "Western Balkans Democracy and Prosperity Act" parashikon krijimin e një nisme të gjerë kundër korrupsionit për vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila synon ndërhyrje direkte në strukturat shtetërore.

SHBA parashikon asistencë teknike direkte për Shqipërinë, me kusht që qeveria shqiptare të rishikojë strategjinë kombëtare kundër korrupsionit, të pranojë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me programet amerikane.

Ligji thekson qartë se korrupsioni politik duhet luftuar sidomos në gjyqësor, institucionet që administrojnë zgjedhjet dhe prokurimet publike.


Video