
5 mijë koka bërthamore, 13 mijë avionë, 1.3 mln ushtarë: Pse Ame...
23 Qershor, 23:51Fokus
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar nga qelia.
Ndaj Veliajt është vendosur të mos ndryshohet masa e sigurisë, “arrest me burg”.
Ndërkohë, masa e sigurisë “arrest në burg”, e vendosur në shkurt të këtij viti nga Apeli i Posaçëm më 13 mars, është në shqyrtim edhe në Gjykatën e Lartë.
Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, i akuzuar për “korrupsioni pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”.
SPAK i ka shtuar së fundmi edhe një akuzë tjetër Veliajt, atë të “fshehjes së pasurisë”.