Vr*sja e pronarit të "Edil Centro" në Tepelenë, identifikohet autori!

27 September 2025, 08:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vr*sja e pronarit të "Edil Centro" në Tepelenë,
Tepelenë

Një shtetas italian është gjetur i pajetë në Tepelenë, i cili dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri.

Burime për VoxNews pohuan se për ngjarjen është shpallur në kërkim shtetasi Gazmend Braçe, i dyshuar si autor i krimit.

Ndërsa forcat e rendit kanë ngritur postblloqe në disa akse rrugore për kapjen e tij.

Viktima, i identifikuar si Edoardo Sarchi, rezulton të jetë një biznesmen italian, pronar i fabrikës së tullave "EDIL Centro" në kryeqytet.


Video