Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Renaldo Kola është 29-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Shkodër, në fshatin “Golem”.
Policia thotë se po punon për kapjen e autorit, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Plagosja me armë zjarri ndodhi sot në kryqëzimin e Golemit në Shkodër.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.