Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një efektiv i policisë është sulmuar nga persona të paidentifikuar ditën e sotme në Shkodër.
Mësohet se oficeri i policisë, Admir Okaj është sulmuar pranë shtëpisë së tij në zonën e Zdrales nga persona ende të paidentifikuar.
Autorët e kanë qëlluar me sende të forta në kokë. Efektivi është dërguar për mjekim në spital ndërsa ka dhënë edhe dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.
Okaj ka qenë pjesë e FNSH-së ndërsa së fundmi shërben në Qarkun e Elbasanit.
Paraprakisht dyshohet se autori është fqinji i tij, i cili e ka sulmuar pas një konflikti të çastit.