Policia e Fushë-Krujës ka zbardhur vrasjen e 34-vjeçarit Indrit Ndoi, i cili u gjet pa shenja jete mëngjesin e djeshëm në një kanal në lagjen “Bakishe Visha”, pasi ishte goditur me një kaçavidë në këmbën e djathtë dhe i ishte çarë një nga arteriet kryesore duke ndërruar jetë për shkak të gjakdserdhjes së tepërt.
Në pranga janë vënë dy vëllezërit Sajmir Miri, 39 vjeç dhe Landi Miri, 18 vjeç, banues në Fushë Krujë, të cilët dyshohet si autorë të krimit.
Policia njofton se grupi hetimor, gjatë veprimeve hetimore ka sekuestuar në vendngjarje dhe në banesën e dy vëllezërve, prova ligjore që implikojnë dy vëllezërit në vrasjen e 34-vjeçarit.
Dyshohet se dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me Indrit Ndoin, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe e kishte thyer masën duke dalë në rrugë. Në konflikt e sipër, ata e kanë goditur me një mjet të fortë shpues 34-vjeçarin dhe më pas janë larguar.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja”, e kryer në bashkëpunim.