EMRAT/ Xhama të thyera dhe karrige të shkatërruara nga shpërthimi i bombolës së gazit tek “Delijorgji”, të plagosur PRONARI dhe kamarieri i picerisë!

4 December 2025, 12:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRAT/ Xhama të thyera dhe karrige të shkatërruara nga

Një bombul gazi ka shpërthyer në një ambjent jofunksional paraditen e sotme në kryeqytet duke lënë të plagosur 40 vjeçarin, Besmir Dyrmishi (pronar) dhe punonjësin e tij, 28 vjeçari, Klejdi Bajrami.

Në pamjet e sigururar për VoxNews, xhama të thyera dhe karrige të shkatërruara pranë vendit të ngjarjes i cili është dëmtuar plotësisht ga shpërthimi i fortë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.


Video