EMRAT/ Humbi jetën teksa po kryente marrëdhënie s*ksuale me një grua në makinë, zbardhet dëshmia e 37-vjeçares: U ndje keq, i thashë...

5 Dhjetor 2024, 19:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga vendngjarja

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 47-vjeçari Çelnik Malçellari dhe u arrestua 37-vjeçarja Vahide Shuli.

Burime nga policia kanë bërë me dije se viktima punonte në një Fast-Food në qytetin e Korçës. E arrestuara nga Librazhdi, jetonte me bashkëshortin e saj në një shtëpi me qira në Korçë.

Të dy janë takuar në lagjen 10 të qytetit, në një rrugë dytësore ku kanë qenë duke kryer marrëdhënie seksuale ndërsa viktima nuk është ndjerë mirë dhe ka shfaqur simptoma (të vjella dhe rrjedhje gjaku nga hundët).

Grupi hetimor ka hapur telefonin e viktimës për këqyrje, ku janë hasur me bisedën e fundit që kishte me 37-vjeçaren, duke identifikuar kështu personin që ishte brenda mjetit.

Pasi policia bëri identifikimin e Vahide Shulit, ata e shoqëruan pranë drejtorisë vendore të policisë Korçë për ta pyetur në lidhje me ngjarjen.

Sipas dëshmisë të siguruar nga grupi hetimor, 37-vjeçarja Vahide Shuli i ka thënë viktimës se duhet të lajmëronin ambulancën sapo ai shfaqi probleme shëndetësore, por ai nuk e ka lejuar. Më pas, sipas saj, ajo është larguar në shtëpi duke i thënë se e pret bashkëshorti. Këto ishin fjalët që e arrestuara tha në polici.

Ndërkohë sipas grupit hetimor në momentin e parë të njohjes me ngjarjen, viktima është gjetur gjysmë i zhveshur dhe në një dorë kishte një kartëmonedhë 500 lekëshe (të reja), çka konfirmon atë që policia ka dhënë në një komunikim zyrtar për ushtrimin e prostitucionit nga ana e 37-vjeçares.

 

Video