E rëndë në Shkodër, një tjetër grua vetëmbytet në lumin Buna

1 June 2024, 19:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë në Shkodër, një tjetër grua
E rëndë në Shkodër: Një tjetër grua vetëvritet duke u hedhur nga ura e Bunës

Një grua 63-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e lumit Buna në Shkodër.

Dyshohet se gruaja është vetëhedhur nga ura e Bunës.

Viktima është Shefike Osja dhe sipas policisë, është vetëmbytur dhe dyshohet se ka qenë në gjendje depresive.

Trupi i të ndjerës u nxor nga ujërat e lumit nga polumbarët e policisë.

"Rreth orës 16:25, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se një shtetase është hedhur në ujërat e lumit Buna.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Punonjësit e Policisë, me një varkë janë futur në lumë dhe kanë nisur kërkimet.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetases Sh. O., 63 vjeçe, banuese në lagjen “Dobraç”, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga ura e vjetër e lumit Buna.

Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase vuante kohët e fundit, nga depresioni.

Grupi hetimor në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit", njoftoi Policia e Shkodrës.

Kujtojmë se më 2 maj Shkodra dhe e gjithë shoqëria shqiptare u trondit kur Alma Arrazi vendosi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga ura e Bunës së bashku me tre fëmijët e saj të mitur.


Video