Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në kanalin e hidrocentralit të lumit Bistrica në Sarandë.
Policia bën me dije se ai ishte larguar disa orë më parë nga banesa, ndërsa familjarët kanë deklaruar se 38-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“Rreth orës 16:00, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në kanalin e hidrocentralit “Bistrica 2”, shtetasi A. M., 38 vjeç, banues në Sarandë. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, para disa orësh”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.