Dosja “5D”, GJKKO rrëzon kërkesën e Redi Mollës për ndryshimin e masës së sigurisë

1 August 2025, 14:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dosja “5D”, GJKKO rrëzon kërkesën e Redi Mollës
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi poshtë një kërkesë të Redi Mollës, i cili kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë nga burg në arrest shtëpie.

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga treshja Flora Hajredinaj, Flojera Davidhi dhe Erjon Bani.

Kujtojmë se për dosjen në fjalë gjykata ka nisur dëgjimin e dëshmitarëve. Kompania 5D Konstruksion sh.p.k, sipas SPAK, posedohej në mënyrë de facto nga Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Ata dyshohen se kanë përfituar tendera nga Bashkia e Tiranës në kundërshtim me ligjin.

 


Video