Dorëheqja e Rrumbullakut, hapen aplikimet për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

10 September 2024, 16:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dorëheqja e Rrumbullakut, hapen aplikimet për postin e Drejtorit
Policia e Shtetit

Janë hapur sot aplikimet për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut.

Ndryshimet në Policinë e Shtetit pritet të prekin të gjithë kupolën drejtues, në të gjitha nivelet, të paralajmëruara edhe nga ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Njoftimi për vendin vakant të kreut të Policisë së Shtetit:

Në mbështetje të ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm Nr. 160, datë 2.9.2024 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, Ministria e Brendshme shpall sot thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Linku:

https://mb.gov.al/thirrje-per-aplikim-per-pozicionin-e-drejtorit-te-pergjithshem-te-policise-se-shtetit/

Thirrja përmban kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin e lartë drejtues, dokumentacionin, mënyrën, afatin e dorëzimit dhe vlerësimit.

Kandidatët e interesuar kanë 7 ditë afat për aplikim, duke dorëzuar dokumentacionin e plotë të përcaktuar në Udhëzimin nr. 160, datë 2.9.2024.

Ministria e Brendshme inkurajon të gjithë të interesuarit, që përmbushin kriteret, të aplikojnë!


Video