Dita e 18 e protestave para Kryeministrisë, e nisin të moshuarit

17 June 2026, 19:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dita e 18 e protestave para Kryeministrisë, e nisin të moshuarit

Edhe këtë të mërkurë qytetarët janë mbledhur sërish para Kryeministrisë, duke hyrë në ditën e 18-të të protestës.

Ndryshe nga ditët e tjera, protesta e sotme do të nis me fjalimet e të moshuarve.

Ndërkohë, gjatë protestës së djeshme, folësit kryesorë ishin të rinjtë, adoleshentët dhe studentët.

Që prej ditës së djeshme është vendosur të ndryshojnë orarin e protestës, duke e shtyrë nisjen nga ora 18:00 në 19:00, për shkak të temperaturave të larta.

Gjithashtu, marshimet janë kufizuar brenda perimetrit të Unazës.


Video