Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, u godit me sende të forta dhe qytë pistolete. Çfarë dyshohet

21 May 2026, 22:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhunohet drejtori i AKU Shkodër, u godit me sende të forta dhe
Ramir Haderi

Drejtori i AKU Shkodër Ramir Haderi është dhunuar nga disa persona. Ngjarja ndodhi në lagjen “Rus” në qytetin e Shkodrës.

Kreu i AKU është goditur me sende të forta në kokë dhe qyte pistolete duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.

Dhunimi i drejtorit Haderi dyshohet për shkak të detyrës si drejtor i AKU Shkodër.

Ai po ecte me bashkëshorten e tij në këmbë kur persona ende të paidentifikuar i janë afruar dhe e kanë goditur.

Ai ndodhet në urgjencën në spitalin e Shkodrës ku po merr ndihmën e parë.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të kësaj ngjarjeje dhe autorët. Pritet një njoftim zyrtar nga policia.


Video