Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Disa ditë më parë Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, shpërndau disa fotografi nga ambientet e brendshme të shkollës Ndre Mjeda, e cila po rikonstruktohet.
Ajo që tërhoqi vëmendjen tonë si dhe të ndjekësve, ishin ambientet e tualeteve, të cilat në atë fazë nuk kishin ndarje nga njëra-tjetra duke të lënë përshtypjen e banjove kolektive.
Në lidhje me këtë ka reaguar sot Bashkia e Shkodrës, e cila tregon për Vox News gjendjen aktuale të tualeteve.
Ashtu siç shpresohej, banjot janë të ndara nga njëra tjetra dhe fotot e mëparshme të shkrepura në muajin gusht, tregonin fazën e parë të punimeve.