Arrestohet me urdhër të SPAK një zyrtar i Drejtorisë së Urbanistikës së Bashkisë së Sarandës

26 October 2023, 23:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet me urdhër të SPAK një zyrtar i Drejtorisë së
Bashkia e Sarandës

Një zyrtar i Drejtorisë së Urbanistikës së Bashkisë Sarandë është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia me urdhër të SPAK.

Zyrtari i Urbanistikës, Ariel Balani është shoqëruar fillimisht në Komisariatin e Sarandës dhe pas procedurave që janë kryer aty, Balani është nisur drejt Tiranës.

Ende nuk dihen shkaqet e arrestimit të zyrtarit të Bashkisë së Sarandës.

Operacioni për arrestimin e Balanit është kryer nga Forcat Operacionale të Tiranës.


Video