Ambasadori i BE-së në Shqipëri: Mbështesim institucionet e pavarura të drejtësisë!

6 Mars 2025, 14:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Silvion Gonzato

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato është shprehur se ka vizituar Gjykatën Kushtetuese ditën e sotme.

Në një reagim në rrjetin social X, Gonzato ka treguar mbështetjen që ofron Bashkimi Europian ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë në Shqipëri.

Sot bëra një vizitë në Gjykatën Kushtetuese në shenjë mbështetjeje të BE-së për institucionet e pavarura të drejtësisë në Shqipëri.

Jo vetëm që Gjykata është garantuesi i Kushtetutës dhe instanca më e lartë në vend për të mbrojtur të drejtat individuale kushtetuese; gjithashtu ka një rol të rëndësishëm për të luajtur gjatë negociatave dhe në përmbushjen e kërkesave të kapitullit 23, i cili është kyç për anëtarësimin e Shqipërisë”, shkruan Gonzato.

Video