Në prag të ndërrimit të viteve, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë një mesazh urimi dhe reflektimi, duke vënë në dukje arritjet kryesore dhe pritshmëritë për të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Në postimin e saj, Ambasada thekson se viti që po mbyllet ka shënuar momente të rëndësishme në bashkëpunimin dypalësh, përfshirë vizitën historike të anijes ushtarake amerikane USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë.
“Ndërsa viti po i afrohet fundit, duam të festojmë arritjet tona më të mëdha dhe gjithë entuziazmin për atë që do të vijë në vitin 2026! Nga vizita historike e USS Mount Whitney në brigjet e Shqipërisë, te Shtetet e Bashkuara që do të presin ngjarjet më të mëdha sportive ndërkombëtare në botë, partneriteti ynë vazhdon të forcohet përmes qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta. Gëzuar Vitin e Ri nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë!”, thuhet në urimin e ambasadës amerikane.