Aksident TRONDITËS në Dhërmi/ Shoferi i DEHUR përplaset me barrierat, vdes 9-vjeçari!

25 July 2025, 08:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident TRONDITËS në Dhërmi/ Shoferi i DEHUR përplaset me
Palasë-Dhërmi

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Palasë-Dhërmi.

Për pasojë ka humbur jetën një 9-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, shtetasi E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

 


Video