Aksident në Lezhë/ Kamioni zë poshtë makinën, plagoset rëndë shoferi

27 January 2024, 13:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Lezhë/ Kamioni zë poshtë makinën, plagoset
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Lezhë-Laç ku një automjet tip kamion me ngarkesë është përplasur më një automjet tip “volksëagen’.

I plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i automjetit tip “Volksëagen”, i cili fillimisht u transportua për në spitalin e Lezhës por për shkak të plagëve të shumta u dërgua për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Nga përplasja e fortë automjetet kanë përfunduar në anë të rrugës ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të plagosurin nga automjeti.


Video