Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër! Automjeti i Repartit Ushtarak përplaset me një mjet tjetër, disa të plagosur

3 September 2024, 08:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër! Automjeti i Repartit
Aksidenti

Një makinë e Repartit Ushtarak të Vaut të Dejës është përplasur mëngjesin e sotëm me një autobot në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Si pasojë e aksidentit 6 ushtarë kanë mbetur të plagosur. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”.

"Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës, me drejtues shtetasin B. N., është përplasur me automjetin autobot, me drejtues shtetasin N. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton Policia.


Video