
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bypass-in e autostradës në Lushnjë. Një mjet tip Benz ka përplasur një person që kalonte nga njëra anë e autostradës në anën tjetër me biçikletë.
Pasi ka kaluar barrierën e hekurt anësore, është goditur nga Benzi, edhe pse drejtuesi i mjetit është munduar ta shmangë. 45-vjeçari, drejtues i biçikletës, është dëmtuar rëndë në të dyja këmbët dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa është shoqëruar drejtuesi i mjetit.
Nga të dhënat e para dyshohet se i dëmtuari i ka prerë rrugën mjetit tip Benz në një aks rrugor të siguruar me barriera anësore.