Aksident me vdekje në Kukës, makina del nga rruga!

6 Korrik 2025, 20:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Gryk-Çajë, Kukës.

Burime bëjnë me dije se një makinë për arsye ende të panjohura ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka mbetur i vdekur një 65-vjeçar, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Gryk-Çajë, shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Fiat”, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga”, njoftojnë blutë e Kukësit.

Në fshatin Gryk-Çajë, shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Fiat”, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Video