Aksident me vdekje në Gjirokastër

20 December 2024, 08:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me vdekje në Gjirokastër
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në afërsi të "Urës së Kardhiqit".

Sipas Policisë një 62-vjeçar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën 62-vjeçari.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 05:10, në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në afërsi të "Urës së Kardhiqit", shtetasi Q. N., 62 vjeç,  banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi Q. N., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. 


Video