Aksident me vdekje në aksin “Fier-Seman”, shoferi përplas 50-vjeçarin me motor dhe largohet

10 December 2024, 09:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me vdekje në aksin “Fier-Seman”, shoferi përplas
Ambulanca

Rreth orës 02:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, dyshohet se shtetasi A. G., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. S., rreth 50 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. S. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. G., i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video