PAMJET / Aksident i rëndë në Shkodër-Muriqan, raportohet për një viktimë

23 June 2025, 20:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
PAMJET / Aksident i rëndë në Shkodër-Muriqan, raportohet
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në aksin Shkodër–Muriqan.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe as numri i saktë i të lënduarve, por paraprakisht dyshohet për një viktimë.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat po ofrojnë ndihmën e pare.
Autoritetet janë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



Video