Aksident i frikshëm në Tiranë, makina përmbyset në mes të rrugës! (VIDEO)

19 February 2026, 08:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i frikshëm në Tiranë, makina përmbyset në mes
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas menatës që sapo lamë pas në zonën e Astirit në Kryeqytet.

Bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si për pasojë njëra prej tyre është përmbysur në rrugë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë nxjerrë nga mjeti personat brenda tij.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident, ndërsa policia vijon hetimet.


Video