Është publikuar video e momentit kur autori i dyshuar i përdhunimit të një turisteje italiane, i afrohet asaj, teksa qëndron e ulur në një stol në Durrës.
Leonardo Preza shihet teksa i afrohet asaj dhe i tregon diçka, dyshimet janë se ka tentuar t'i shesë asaj ose ti japë drogë. Të dy bisedojnë dhe po të dy largohen në drejtim të plazhit në një shezlong ku 18-vjeçarja italiane pretendon se ndodhi sulmi seksual.
“Gjatë natës kemi qenë me shoqërinë dhe kemi konsumuar pije alkoolike. Për një çast unë jam larguar prej grupit dhe jam ulur në një shezlong, që gjendej disa metra larg hotelit. Kjo ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit të datës 5 shtator. Gjatë kësaj kohe më është afruar një person i cili më ka sulmuar fizikisht dhe me gjithë tentativat e mia për t’u mbrojtur, më ka përdhunuar dhe me pas është larguar”, ka deklaruar italianja në polici.
Sakaq, Preza ka deklaruar se çdo akt e ka kryer me konsensus.
Pamjet e siguruara nga VoxNews: