40-vjeçari nga Tirana gjendet i pajetë në një dhomë hoteli në Korçë, mister shkaqet

17 January 2024, 20:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
40-vjeçari nga Tirana gjendet i pajetë në një dhomë
Foto ilustruese

Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në një dhomë hoteli në qytetin e Korçës.

40-vjeçari nga Tirana ishte akomoduar në lagjen Nr.12 të qytetit, teksa është gjetur i pajetë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes është bërë ataku kardiak, megjithatë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Forca të policisë ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes.


Video