18-vjeçari rrëzohet nga kati i 8 në Korçë, policia: Dyshohet se ishte nën efektin e pijeve alkoolike (VIDEO)

25 December 2023, 08:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
18-vjeçari rrëzohet nga kati i 8 në Korçë, policia:
Pamje nga vendngjarja

Një 18-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën në Korçë pasi ka rënë nga tarraca e pallatit.

Ai kishte shkuar të festonte Krishtlindjen me shokët por duket se nën efektin e pijeve alkoolike ka kryer një akt tragjik. 

Njoftimi i policisë

Më datë 25.12.2023, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 17, Korçë, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qera ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qera dhe vijon intervistimi i tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

 


Video