Sherr me thika në Durrës, vritet 40-vjeçari (EMRI)

14 February 2024, 13:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sherr me thika në Durrës, vritet 40-vjeçari (EMRI)
Pamje nga vendngjarja

Një sherr banal me thika mes 2 personave në Durrës ka shkaktuar një viktimë.

40-vjeçari Halil Koka nuk ka mundur t'ju rezistojë plagëve të marra si pasojë e goditjes me thikë.

Autori i dyshuar i ngjarjes është Arben Koçilja, i cili është shpallur në kërkim nga ana e policisë dhe po punohet për kapjen e tij.

Detaje të reja priten në vijim për motivet që çuan në ngjarjen e rëndë

Njoftimi i policisë

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 


Video