VIDEO/ Tifozi SHQIPTAR puth gazetarin SERB gjatë raportimit “live”!

8 June 2025, 16:51Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Tifozi SHQIPTAR puth gazetarin SERB gjatë raportimit
Milan Boskoviç

Kemi parë shpesh herë tifozët e futbollit të cilët u dhurojnë puthje për “show” gazetarëve gjatë raportimit “live”, sidomos kur reporteret janë vajza.

Por, duket si diçka e pazakontë kur kjo ndodh mes një shqiptari dhe serbi, e cila ka ndodhur pikërisht mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila u mbyll me rrejta të paprekura 0-0.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, një tifoz shqiptar ka puthur në faqe gazetarin serb të Al Jazeera Balkans, Milan Boskoviç.

Serbi ishte në lidhje direkte përpara “Arenës Kombëtares”, kur papritur i ka ardhur një puthje në faqe nga tifozi shqiptar i veshur me fanellën e kombëtares.

Episodi mes tifozit dhe gazetarit: (VIDEO)

Kanë qenë të shumtë gazetarët serbë në Tiranë për të raportuar në lidhje me ndeshjen, ndërsa vështirë se gazetarët nga Shqipëria apo Kosova do e kenë të lehtë të raportojnë në mes të Beogradit.


Video