Tifozi hidhet nga tribuna për ta takuar, Ronaldo shpëton për mrekulli (VIDEO)

27 June 2024, 17:37Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tifozi hidhet nga tribuna për ta takuar, Ronaldo shpëton për

Cristiano Ronaldo shpëtoi për mrekulli pa u goditur në fytyrë në përfundim të ndeshjes së fundit në grupe të Portugalisë në Euro 2024, ku skuadra e tij u mund 2-0 nga Gjeorgjia.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga një tifoz shihet Ronaldo teksa po futet në dhomat e zhveshjes, kur një tifoz hidhet nga tribuna dhe për pak nuk e godet në fytyrë.

Tifozi donte me ngulm të takonte idhullin e tij, por për pak sa nuk i shkaktoi një dëmtim të rëndë. Siç shihet në video, ylli portugez mbeti i shtangur nga ajo që pa.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Ronaldo ka qenë objektivi kryesor i tifozëve gjatë këtij Europiani, pasi në çdo ndeshje ka pasur persona të cilët janë futur në fushë për ta takuar nga afër.


Video