Realizoi golin më të shpejtë në Europian, Bajrami: Privilegj të të përfaqësoj Shqipërinë

26 June 2024, 15:40Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Realizoi golin më të shpejtë në Europian, Bajrami: Privilegj
FOTO: Nedim Bajrami

Nedim Bajrami ishte protagonist në Europian, teksa me goli ne tij ndaj Italisë, u fut në librin e rekordeve, pasi realizoi pas vetëm 23 sekondash.

Bajrami ka bërë një postim në rrjetet sociale, pas përfundimit të rrugëtimit të kuqezinjve në Europian.

“Një nder i madh për mua të isha pjesë e këtij rrugëtimi ku përfaqësova Shqipërinë time. Dua të falenderoj nga zemra të gjithë shqiptarët për mbështetjen e palodhur.

Brohoritjet tuaja në shkallët e stadiumit dhe jashtë saj na kanë bërë të japim maksimumin tonë.

Nder dhe privilegj të jem pjesë e kësaj kombëtareje Faleminderit shumë nga zemra për gjithçka. Me shumë mirënjohje, Nedim Bajrami”, ka shkruar mesfushori.


Video