Spektakël, gabime dhe gola: Austria fiton grupin D. Kualifikohen edhe Franca me Holandën

25 June 2024, 20:14Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Spektakël, gabime dhe gola: Austria fiton grupin D. Kualifikohen edhe
Surpriza e Grupit D, Austria lë pas Francën dhe Holandën

Nuk i tradhtoi pritshmëritë Holandë-Austri, ndeshja vendimtare për fatet e grupit D. Përfundoi 2-3: austriakët kaluan menjëherë në avantazh me falë autogolit Malen. Më pas ndeshja ndizet në pjesën e dytë. Gakpo barazon menjëherë, e menjëhershme replika Schmid. Depay shënon 2-2, por në minutën e 80' është Sabitzer ai që mbyll llogaritë.

Ndërkohë Franca ka barazuar me Poloninë që ishte e eliminuar. Lewandowski iu përgjigj po me penallti golit të Mbappé.

Rezultati final 1-1  bëri që Austria të kalonte në vendin e parë të grupit, ndërsa Franca në të dytin.

“Tulipanët” kanë shansin për të kaluar si një nga katër të tretat më të mira, teksa Polonia e mbyll Euro 2024 me një pikë.

 

 


Video