“Rroftë rinia e lirë”, studentët shpalosin banderolën gjigande në muret e "Politeknikut"! (Video)

21 October 2026, 11:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Rroftë rinia e lirë”, studentët shpalosin
Universiteti Politeknik

Pas grumbullimit në ambientet e jashtme të Universitetit Politeknik, mëngjesin e kësaj të mërkure, të pedagogëve dhe studentëve, në murin e jashtëm të universitetit është shfaqur një banderolë.

Sipas pamjeve, të rinjtë kanë përcjellë përmes banderolës mesazhin në emër të revoltës së tyre, ku shkruhet: “Rroftë rinia e lirë, sot vendosim ne, fundi i Katovicës”.

Ndërkohë, pas qëndresës së tyre te Universiteti Politeknik, pritet marshimi drejt Kryeministrisë, aty ku disa orë më parë kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish karrige, duke i ftuar studentët për dialog.


Video