Zgjedhjet e 14 Majit/ Aldo Bumçi: Opozita do të fitojë mbi 30 bashki

17 January 2023, 17:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet e 14 Majit/ Aldo Bumçi: Opozita do të fitojë mbi 30
Aldo Bumçi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, është i bindur se forca e tij politike në 14 maj do të fitojë të paktën 40 bashki. Por për demokratët e renditur në krah të Berishës, llogaritë nuk qëndrojnë.

Aldo Bumçi në intervistën për Ora News shprehet se PD dhe aleatët e saj kanë të sigurta mbi 30 bashki.

"Do jemi mbi 30 bashki. Në 2015 fituam 16 bashki të vetëm. Partia e Lirisë nuk ishte në aleancë me ne dhe fitoi 9 bashki, PDIU fitoi 3 bashki. Rreth 10 bashki të tjera janë lënë për dhjetëra dhe qindra vota." -deklaroi ai.

Çështjen e vulës Bumçi e konsideron të tejkaluar e për këtë kërkon zbatimin e vendimit të shkallës së parë që ka legjitimuar Sali Berishën si kryetar.

"Një opozitë nuk krijohet në gjykatë, krijohet nga njerëzit e lirë që mbushën bulevardin. Gjykata e shkallës së parë ka vendosur në favorin tonë, njeh vendimin e 11 dhjetorit." u shpreh ish-deputeti i PD-së.

Për Bumçin, situata e emigracionit është shqetësuese, teksa për krimin shqiptar në Britani e drejton gishtin te qeveria e kryesuar nga Edi Rama.


Video